Kronikë

U shkarkua nga KPK, Kolegji i Apelimit lë në fuqi vendimin për ish-prokurorin Ardian Ylli

29 Korrik 2021, 19:04| Përditesimi: 29 Korrik 2021, 19:11

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës Ardian Ylli.

'Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.56/2019, datë 07.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 29.07.2021.'- njofton KPA.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?