Bledar Maksuti

U shkarkua dy vite më parë nga vettingu, KPA rrëzon vendimin e KPK-së për prokurorin Bledar Maksuti dhe e rikthen në detyrë

3 Maj 2023, 21:19| Përditesimi: 3 Maj 2023, 21:30

  • Share

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bledar Maksuti.

Trupi gjykues i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen duke sjellë kështu pavlefshmërinë e vendimit të marrë nga KPK në prill të vitit 2021 për shkarkimin e prokurorit të Tiranës.

Kujtojmë se në vendimin e marrë për shkarkimin e Maksutit, u dha si arsye deklarimi i pasaktë i pasurive të familjes së tij pavarësisht se pronat e ishin blerë para se ky i fundit të emërohej prokuror.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?