Kokaina e sekuestruar

U shiste kokainë të miturve në gjimnaze, pranga 54-vjeçares në Mamurras (EMRI)

23 Dhjetor 2022, 10:58| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 10:59

  • Share

Një 54-vjeçare është vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi u kap duke u shitur të miturve nëpër shkolla të mesme kokainë. Bëhet fjalë për Marjana Gjini e cila shiste lëndë narkotike të tipit kokainë në gjimnaze në Mamurras.

Gjinit i janë sekuestruar dhjetëra doza lëndë narkotike të gatshme për shitje.

54-vjeçarja u kap nga shërbimet e Policisë, në afërsi të një shkolle të mesme, në Mamurras, teksa po lëvizte me një automjet, ku pas kontrollit të ushtruar, iu gjet brenda tij një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?