Bebe Rexha dhe Snoop Dogg duke tymosur marihuane

U shfaq duke tymosur marihuanë me Snoop Dogg, babai i nervozuar i kërkon llogari Bebe Rexhës për videon e publikuar në rrjet

25 Prill 2023, 09:10| Përditesimi: 25 Prill 2023, 09:25

  • Share

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka pak ditë që ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin Snoop Dogg.

Ylli i muzikës pop në botë, shpesh ka folur për familjen e saj tipike Shqiptare, të cilët edhe pse prej vitesh kanë ndërtuar jetën në Amerikë nuk i kanë harruar sjelljet karakteristike shqiptare.

Kjo u vërtetua edhe njëherë pasi babi i këngëtares nuk e ka pritur aspak mirë videon që u publikua nga ajo, duke tymosur disa gjethe marihuane me Snoop Dogg.

Si një baba tipik shqiptar ai e ka telefonuar i nervozuar dhe i ka “bërë namin” këngëtares.

Ajo tha se babai i kishte kërkuar llogari, por këngëtarja i ka trhënë se nëse duhet pirë marihuanë me dikë ai është pikërisht Snoop Dogg.

“Babai im më thirri dhe më tha: ‘Çfarë po bën? Pse po tymos në një video të publikuar në internet? A je e çmendur?’

“Unë thashë: ‘Babi, është Snoop Dogg. Nëse do të tymos me dikë, ai duhet të jetë Snoop Dogg’,-tha Bebe.

Kënga “Satellite” është pjesë e albumit të ri të Bebe Rexhës, titulluar “Bebe”, i cili do të publikohet i plotë më 28 prill.

 

 

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 25/04/2023 09:31

    Kush i Paggan këto reklama të pista të Edvin shkjaut shqipfolës…?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?