Madonna

U sëmur nga një infeksion, Madonna del nga spitali

29 Qershor 2023, 21:02| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 21:03

  • Share

Madonna ka dalë nga spitali dhe tani është në shtëpinë e saj në Nju Jork. Kështu shkruan CNN. Këngëtarja ishte shtuar në spital pas një infeksioni të rëndë bakterial dhe qëndroi e shtruar në spital për disa ditë.

Kjo arsye çoi edhe në shtyrjen e turneut që Madonna kishte planifikuar. Turneu do të mbahet pasi këngëtarja të shërohet plotësisht.

Turneu i Madonna-s, “Celebration” ishte planifikuar të niste më 15 korrik në Vankuver, Kanada. Turneu do të zhvillohej në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe Kanada deri në fillim të tetorit, më pas në Europë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?