Andres Balanta

U rrëzua papritur në tokë gjatë stërvitjes, vdes në Argjentinë futbollisti 22-vjeçar

30 Nëntor 2022, 14:35| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 14:40

  • Share

Futbolli kolumbian është në zi për vdekjen e Andres Balanta-s në moshën 22-vjeçare. Qendërmbrojtësi i ri vdiq në Argjentinë gjatë stërvitjes së ‘Atletico Tucuman’.

Federata Kolumbiane ka njoftuar vdekjen e papritur të 22-vjeçarit. Lojtari i Atlético Tucumán u rrëzua papritur dhe humbi ndjenjat në fushë gjatë stërvitjes me klubin e tij. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk ia doli dot. Paraprakisht thuhet se shkak i vdekjes të ketë qenë arresti kardiak.

“Jemi të shkatërruar. Një i ri 22-vjeçar humbi jetën”, është shprehur Mario Leito, president i Atletico Tucuman.

"Me keqardhje ju informojmë për vdekjen e Andres Balanta. Mbështetësit e klubit janë thellësisht të pikëlluar sot. Sigurisht, ne mbështesim familjen, shokët dhe miqtë e tij," tha për mediat drejtuesi  i Atletico Tucuman, Ignacio Golobisky.Balanta iu bashkua Atletico-s në korrik të vitit 2021 nga Deportivo Cali , klubi kolumbian ku filloi karrierën e tij në vitin 2019.Ai luajti për kombëtaren e Kolumbisë në Kupën e Botës U-20 2019 në Indonezi. Federata Kolumbiane e Futbollit shpreh keqardhjen për vdekjen e Andres Balanta-s, lojtarit të kombëtares së Kolumbisë në divizionet e saj të ndryshme”, tha Federata Kolumbiane në llogarinë e saj zyrtare në Twitter.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?