Viktima Andi Lala

Durrës/ I riu humb jetën teksa priste degët e palmave, ra nga vinçi i firmës në pedonalen e plazhit! Dy të arrestuar  

28 Tetor 2023, 13:40| Përditesimi: 28 Tetor 2023, 20:25

  • Share

Policia e Durrësit arrestoi drejtuesin Teknik të firmës “AL – STEEL CONSTRUCTION 01” dhe drejtuesin e vinçit nga i cili ra teksa po priste degët e palmave, Andi Lala.

35-vjeçari me banim në Kamëz, punonte në firmën për ndërtimin e pedonales në plazh dhe në një moment ka hipur mbi vinç për të prerë degët e palmave dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës.

Sipas policisë, në një njoftim zyrtar, prerja e palmave ishte pa lejen e organeve kompetente ndaj u arrestuan në flagrancë Enrik Mahmutaj dhe Blerim Margeshi të cilët do të hetohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

"Për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, u arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”: Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës; Blerim Margesh, 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën", njofton policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?