Një 54 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Novara të Italisë. Shkak është bërë rrëzimi i tij nga një lartësi prej 5 metrash në varrezat Castelletto Ticino.
Sipas mediave italiane, 54 vjeçari shqiptar i cili ka ndërruar jetë gjatë kohës që punonte është rrëzuar nga shkallët ku kishte hipur për mirëmbajtjen e kamerave pranë rrugës së varrezave.
Pavarësisht se ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje dhe e dërgoi me urgjencë në spital, i ndjeri nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai u dërgua me helikopter në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe fatkeqësisht ndërroi jetë gjatë orëve të pasdites. Ndërkohë autoritetet përkatëse vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.