Kristi Doda

U rrëzua nga lartësia e stivës së barit teksa ndihmonte të atin për të ngarkuar mjetin, ndërron jetë 22 vjeçari në Konispol

25 Qershor 2023, 15:43| Përditesimi: 25 Qershor 2023, 15:46

  • Share

SARANDË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së djeshme në fshatin Shëndelli të Konispolit ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë aksidentalisht.

Kristi Doda 22 vjeç ka qenë duke ngarkuar bashkë me të atin  e tij, mjetin e tyre me stiva bari. Aksidentalisht ka rënë nga lartësia e stivës së barit ku ai ndodhej dhe për rrjedhojë është dëmtuar rëndë.

Menjëherë është transportuar në Spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për rrjedhojë ka ndërruar jetë.

Kristi Doda ishte njeri prej katër fëmijëve të Gjon Dodës, njëherësh edhe ndihma më e madhe e babait të vet.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Çelo: 25/06/2023 22:24

    Fatkeqsisi e madhe per familjen .. Kristin e kam njohur qe kur ishte femije qe se bashku me vellezerit ndihmonte familjen duke shitur misra ne plazhet e Ksamilit. Djale shume punetor dhe I degjuar duke qene krahu i djathte i nenes dhe babait te tij.. Ngushellime te sinqerta familjes per kete fatkeqesi te madhe.. U prehsh ne paqe o Krist...qofsh I parajses...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?