35-vjeçari që ndërroi jetë

U rrëzua nga vinçi teksa po priste degët e pemëve, ndërron jetë 35-vjeçari në Durrës! Punonjës i kompanisë private 'Al-Steel' (FOTO+EMRI)

27 Tetor 2023, 16:19| Përditesimi: 27 Tetor 2023, 19:53

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në Durrës, ku një punonjës 35-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga koshi i vinçit teksa punonte për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13.

Report Tv ka arritur të zbulojë emrin e 35-vjeçarit dhe ai është Andi Lala. Lala ishte punonjës në kompaninë private “Al-Steel”. Ai ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi në të cilin ndodhej gjatë punimeve, teksa ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që i riu të humbasë ekuilibrin.

“Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales  në plazhin e Durrësit, shtetasi A. L., 35 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

 

Ora 19:15
Ra nga vinçi teksa punonte, kush është 35-vjeçari që humbi jetën në Durrës (EMRI + FOTO)

1698428607_finalprojekt.00032115.Still079.jpg

Një 35-vjeçar  humbi jetën ditën e sotme në Durrës pasi ra nga vinçi teksa po priste degët e pemëve. Report Tv ka arritur të zbulojë emrin dhe një foto të 35-vjeçarit të ndjerë.

Ai është Andi Lala dhe ishte punonjës në një kompani private “Al-Steel”. Lala ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga vinçi në të cilin ndodhej gjatë punimeve, teksa ishte duke kryer prerjen e një peme pesha e së cilës ka bërë që i riu të humbasë ekuilibrin.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dion: 28/10/2023 08:54

    Fatekeqesi e madhe,ngushellime familjes. Ka dhe komentus shpellare si ky idjoti me emrin ARBER,o derr maloku po dhe ketu shteti e ka fajin.

    Përgjigju
  • Shkelqim Basha: 28/10/2023 07:13

    O fati i jetimit te shkrete. Sa keq me vjen. O Zot lehtesojua dhimbjen familjes????????????

    Përgjigju
  • Toni: 27/10/2023 22:48

    Siguria ne pune zero. Futeni ne burg pronarin e kompanise.

    Përgjigju
  • rezi: 27/10/2023 21:00

    Ore Arbër pse prapë shteti ka faj? Firma private duhet të analizojë se pse vetëm një punëtor merrej me këtë punë? Në kapitalizëm shteti nuk merret me këtë punë, por ti si duket je mbushur me inate të tjera dhe i kërkon shtetit hesap edhe këtu. Keqardhje për këtë jetë të humbur në lule të rinisë. Ngushëllime familjes e i qoftë i lehtë dheu.

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/10/2023 19:38

    Shtet me pushtet anti shtet dhe kriminal !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?