Foto ilustruese

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 67 vjeçari në Tiranë

12 Prill 2023, 16:43| Përditesimi: 12 Prill 2023, 16:46

  • Share

Një 67 vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën “Aleks Buda” në Tiranë. Mësohet se i moshuari S.Ç është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, duke pësuar dëmtime të shumta.

Fatkeqësisht për shkak të plagëve të marra në kokë, i moshuari ndërroi jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?