Këngëtari i njohur Elton John është kthyer në shtëpi pasi kaloi natën në spital, për shkak se u rrëzua në vilën e tij që ndodhet në Nice, Francë.
Pas këtij incidenti, 76 vjeçari u dërgua në departamentin ortopedik të qendrës spitalore Princess Grace në Monako. Mjekët deklaruan se ai kishte pasur vetëm lëndime të lehta, asgjë serioze.
“Pas kontrolleve, ai është larguar menjëherë mëngjesin e sotëm dhe tani është kthyer në shtëpi", thane mjekët.
Këngëtari po kalon verën në Francë me bashkëshortin e tij David Furnish dhe dy djemtë pasi përfundoi turneun e tij të gjatë Farewell Yellow Brick Road në korrik.