Gino Mäder

U rrëzua në humnerë gjatë Turit të Zvicrës, ndërron jetë çiklisti 26-vjeçar

16 Qershor 2023, 14:00| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 14:02

  • Share

Çiklisti zviceran Gino Mäder ka vdekur në moshën 26-vjeçare pasi pësoi një aksident gjatë Turit të Zvicrës këtë të enjte. Mäder doli nga rruga dhe ra në një humnerë në zbritjen e fundit të ditës në La Punt në Zvicrën juglindore. Ai u gjet pa ndjenja në ujë dhe u përmend nga stafi mjekësor, përpara se të transportohej me avion në spitalin e Chur.

Ekipi i tij, Bahrain Victorious, njoftoi të premten në mëngjes se Mäder kishte vdekur. “Me pikëllim të thellë dhe zemra të dhimbsura duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të Gino Mäder”, thuhet në një deklaratë.

“Të premten më 16 qershor, pas një përplasjeje shumë të rëndë gjatë fazës së pestë në Turin e Zvicrës, Gino humbi betejën e tij për t'u rikuperuar nga lëndimet e rënda që pësoi. I gjithë ekipi ynë është i shkatërruar nga ky aksident tragjik dhe mendimet dhe lutjet tona janë me familjen dhe të dashurit e Xhino-s gjatë kësaj kohe tepër të vështirë", njofton ekipi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?