Foto ilustruese

U rrëzua me biçikletë në greminë, ndërron jetë 14 vjeçari shqiptar në Greqi

27 Prill 2023, 22:57| Përditesimi: 27 Prill 2023, 23:04

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 14 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ra me biçikletë në një greminë. Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme në fshatin e quajtur ‘Kypseli Agrinio’.

Sipas mediave greke, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në një rrugë rurale në afërsi të këtij fshati ku djali ndodhej në shoqërinë e një të mituri tjetër. 14 vjeçari shqiptar pasi u rrëzua me biçikletë në greminë, u përplas me një gur, gjë që i shkaktoi plagë të rënda të cilave nuk arriti t’u mbijetonte pavarësisht se u dërgua në spital.

I mituri ishte djali i vetëm i familjes shqiptare që jetonte në fshatin Kypseli.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?