U rrahën dhe njëri prej tyre u mor peng në autostradën Tiranë-Durrës, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve Beqiraj

3 Tetor 2022, 09:53| Përditesimi: 3 Tetor 2022, 11:53

  • Share

1664790812_indritdhegentjanbeqiraj.jpg

Pas ngjarjes në autostradën Tiranë-Durrës, dy vëllezërit Beqiraj sipas burimeve për Report Tv, kanë pretenduar para hetuesve se ngjarja ndodhi për motive të dobëta, si pasojë e përplasjes së motorrit me automjetin, debat që sipas tyre degradoi në dhunë dhe më pas marrjen në makinë të Indritit, të liruar gjysëm kilometër më tutje.

Por policia ka dyshime dhe po heton në dy drejtime të ndryshme, edhe versionin e një konflikti çasti, por edhe të konflikteve që vëllezërit mund të kenë pasur më herët me autorët. Të dy palët njihen me njëri-tjetrin dhe kjo shton dyshimet për përplasje në të shkurën.


Lajmi kryesor:

Dhunohen 2 vëllezër trafikantë droge në autostradën Tiranë-Durrës! Njëri prej tyre merret peng nga 4 persona


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?