U ri-operua pas 20 vitesh në zemër te ‘Shefqet Ndroqi’, kryhet me sukses ndërhyrja delikate tek 45-vjeçari

20 Shkurt 2023, 10:31| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 14:40

  • Share

Një ndërhyrje delikate në zemër tek një paciente 45-vjeçare është realizuar me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi”. Pacientja është rioperuar pas 20 vitesh dhe kjo ka bërë që ndërhyrja të ishte shumë e vështirë.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook kryeministri Edi Rama përgëzon stafin mjekësor për punën e realizuar dhe ndër të tjera shkruan se fjala e fundit e teknplogjisë në këtë report, po jep fryte mjaft pozitive.

‘Një ndërhyrje delikate në zemër tek një paciente 45-vjeçare e rioperuar pas 20 vitesh, u realizua me sukses nga ekipi i kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar "Shefqet Ndroqi” Një përgëzim me mirënjohje Dr. Rezart Devejës, Dr.Dervish Hasës, Dr.Ketion Menkshit, anestezistëve Dr.Marjeta Bilja dhe Dr.Anri Gongo, si edhe infermiereve Marinela Guri dhe Eriselda Kiço.

Në qendrën e dytë të rilindur publike të Kardiokirurgjisë, me sallat kardiokirurgjikale të pajisura me fjalën e fundit të teknologjisë dhe ekipin e talentuar e të përkushtuar të bluzave të bardha, po kryhen ndërhyrje nga më delikatet, me një gamë të gjerë dhe me rezultate shumë të mira.’- shkruan Rama.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?