Kronikë

U rindërtua shtëpia e familjarëve të ish-poetit të pushkatuar gjatë regjimit komunist Havzi Nelës, Veliaj: Puna nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike

21 Korrik 2021, 12:57| Përditesimi: 21 Korrik 2021, 12:44

  • Share

Mes mijëra familjeve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 të cilave po u rindërtohen shtëpitë nga e para, Bashkia e Tiranës ka rindërtuar edhe shtëpinë e familjarëve të Havzi Nelës, poetit të pushkatuar nga regjimi komunist 33 vite më parë. Familja Islamaj e ardhur nga Kukësi në Picallë të Petrelës, përfituese e Programit të Rindërtimit, u vizitua ditën e sotme edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili, përveç urimit për shtëpinë e re, u shpreh se puna për rindërtimin nuk ka ngjyra partiake dhe ndasi politike.

Pjesë nga biseda në shtëpinë e re të familjes Islamaj:

Familjari: Ti ke has bash me një ven me ..., na jena si autogol. Ne jemi si ..., unë, jo kjo, si kundërshtarë. Unë jam bash çuni dajës së Havzi Nelës.

Veliaj: Ashtu ë? Nga Kukësi? 

Familjari: Kushëririn e parë e kam pas me detyra. Ka qenë kjo në 87-ën...

Veliaj: Ke ardhur këtu para ’90?

Familjari: Jo. Në 2001-in.

Veliaj: Po ke ra në vend të mirë, se këto taroçit janë njerëz të mirë.

Familjari: Ne s’kemi shiku parti. Kemi parë kush punon edhe i kemi zgjat dorën gjithmonë të mirës. Nuk i kemi ndjek këto dredhinat.

Veliaj: Ja si kjo toka, bahçja këtu, po nuk e punove nxjerr frutë. Duke ulërit për parti e për politikë nuk bëhet domatja vetë, kurse tu e prashit...

Kryebashkiaku Veliaj, u shpreh shumë i lumtur për shtëpinë e re të familjes Islamaj, të cilët përfituan një shtëpi të re.

Veliaj theksoi se ritmi i punës nuk do të ndalet edhe gjatë verës për të strehuar të gjitha familjet të cilat janë prekur nga tërmeti i cili “goditi” vendin tonë 3 vite më parë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?