E pabuesueshme dhe njëkohësisht e jashtëzakonshme mund të konsiderohet ajo që Barcelona bëri këtë fundjavë në ‘El Clasico’ kundër Real Madrid. Katalanasit pas pesë ndeshjesh dhe 3 vitesh janë kthyer të fitojnë në Bernabeu dhe këtë e kanë bërë me shifrat e frikshme 0-4, duke pezmatuar Realin e Madridit që udhëheq kampionatin me një distancë sigurie të konsiderueshme.
Madhështinë e kësaj fitoreje pas një kohë tepër të vështirë për Barcelonën e tregon edhe një reagim i mbrojtësit Pique, i cili në rrjetet sociale shkruan se ‘u rikthyem’. Sakaq meritë të jashtëzakonshme ka edhe trajneri Xavi Hernandes i cili foli me superlative pas ndeshjes, duke u shprehur se ‘jemi klubi më i mirë në botë’ dhe se ‘dominuam një Real Madrid në fushë e saj’.
Ndërkohë në anën tjetër trajneri i Realit Ancelotti tha se ‘faji për këtë humbje është tij, pasi eskperiemtet me formacionin dështuan’.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Aubameyang, sulmuesi I rilindur pas largimit nga Arsenal që realizoi ‘dopietë’. Që prej ardhjes së tij në Katalonjës ka shënuar 9 gola në 11 ndeshje me Barcelonën, 9 në kampionat dhe 2 në Europa League.
Më këtë fitore Barcelona u ngjit në vendin e tretë në kampionat, me një ndeshje më pak se Real Madrid që udhëheq kampionatin me 66 pikë, 12 më shumë se katalanasit.