Alket Hyseni

U rendit i parafundit në listën e Vlorës, Alket Hyseni tërhiqet nga gara e 25 prillit! Gjiknuri poston foton: Kjo është skuadra e fitores

9 Mars 2021, 16:16| Përditesimi: 9 Mars 2021, 17:51

  • Share

Deputeti Alket Hyseni është tërhequr nga gara për deputet për zgjedhjet e 25 prillit. Hyseni, ishte renditur i 11-i në listën e Qarkut të Vlorës, dhe nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e dorëheqjes së tij.

Ndërkaq Drejtuesi Politik i PS-së në Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka publikuar pak më parë foto të kandidatëve për deputetë në këtë zonë, ku shihet mungesa e Hysenit. Krahas kolazhit me fotografi të kandidatëve Gjiknuri shprehet i bindur për një fitore “historike” në zgjedhjet e 25 prillit. “Skuadra e fitores historike në 25 prill”, shkruan ai.

Ndërkaq në një komunikimin me mediet kryeministri Edi Rama ka folur dhe për të larguarit nga PS apo edhe për ata që janë vendosur në vende jo të sigurta në lista. Këtu theksoi se "kush është në listë është në listë nuk ka kontestuar, kush ka kontestuar nuk është në listë".

Disa emra me kontribut në PS kanë vendosur të tërhiqen nga kandidimi në këto zgjedhje. Bëhet fjalë për Musa Ulqinin, Besnik Baren, Eglantina Gjermenin, Vasilika Hysin dhe Sadri Abazin.

Lista e kandidatëve të Vlorës:

1.      Pranvera Resulaj

2.      Anduel Tahiraj

3.      Vullnet Sinaj

4.      Anila Denaj

5.      Niko Kuri

6.      Ilir Metaj

7.      Damian Gjiknuri

8.      Edi Rama

9.      Teuta Rama

10.    Ervis Mocka

11.    Alket Hyseni

12.    Laura Ferhati

Foto e publikuar nga Damian Gjiknuri

Komento

Komente

  • Artan: 09/03/2021 22:29

    Vlera e shtuar e PS Iliri.Njeri i mrekullueshem.Vlora ja ben fora

    Përgjigju
  • Landi: 09/03/2021 22:04

    1 bie mijra ngrihen.Zgjedhje goditur Ilir Metaj.Marim 10 mandate

    Përgjigju
  • Termer: 09/03/2021 17:41

    Ec aty Rilindja.11 mandate Vlora me Ilir Metajn

    Përgjigju
  • Artur: 09/03/2021 16:40

    I nxorri gjeshtenjat Gjiknuri me duart e Ramsit, i eliminoi te gjithe kundershtaret. Po kush hap shume gropa, nje dite do bjer vet brenda.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?