Blerand Kadrijaj dhe Astrit Ademaj

Kosova & Rajoni

U raportua se vranë njëri-tjetrin, zbardhet dinamika e vrasjes së dy politikanëve në Kosovë! Në vrasje i përfshirë edhe vëllai i njërës prej viktimave

10 Shtator 2021, 17:21| Përditesimi: 10 Shtator 2021, 17:32

  • Share

PEJË- Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e dy politikanëve të PDK-së në Pejë, ku fillimisht u raportua se u qëlluan me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit. Në dinamikën e ngjarjes përfshihet edhe Avni Ademaj, vëllai i Astrit Ademjat, kandidatit për kryetar në Pejë.

Sipas Gjykatës Themelore në Pejë, Blerand Kadrijaj, ish-kandidati për kryetar në Deçan ka shkuar në lokal së bashku me një person të identifikuar me inicialet L.L për të takuar Astrit Ademajn. Gjatë bisedës ka nisur edhe konflikti mes dy politikanëve, ku Ademaj dhe Kadrijaj kanë nxjerrë armët dhe i kanë drejtuar ndaj njëri-tjetrit.

Pikërisht në këtë moment futet në ‘lojë’ Avni Ademaj, vëllai i vikimës. Ai dyshohet se ka marrë armën nga dora e vëllait të tij, Astrit Ademajt dhe ka qëlluar në drejtim të Blerand Kadrijajt. Pas kësaj edhe Kadrijaj me armën që ka pasur në dorë ka qëlluar Astrit Ademajn, të cilët nuk mundën t’i mbijetonin plagëve që morën.

Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë ‘një muaj paraburgim’ për Avni Ademjan, si i dyshuar për vrasje. Ndërkohë që ditën e sotme të dy viktimat janë përcjellë për në banesën e fundit.

“Më datë 08.09.2020, rreth orës 20:15 në Pejë, i pandehuri A.A me dashje e privon nga jeta tashmë te ndjerin B.K, ne atë mënyre që pasi viktima B.K së bashku me dëshmitarin L.L kishin shkuar tek një lokal për tu takuar me viktimën A.A ku aty prezentë kanë qenë edhe i pandehuri A, gjatë bisedës në mes të dy viktimave fillon të acarohet situata dhe që të dy viktimat përnjëherë i nxjerrin armët dhe për një moment gjersa viktimat po fjaloseshin i pandehuri A ia merr armën viktimës A dhe me të njëjtën fillon të gjuaj në drejtim të ndjerit B, e i cili poashtu në të njëjtën kohë shtënë edhe ky në drejtim të viktimës A dhe të pandehurit A, ku si pasojë e goditjeve të marra nga arma e zjarrit të të pandehurit A është privuar nga jeta viktima B, kurse viktima A ka mbetur i vdekur nga plagët e marra nga arma e zjarrit të viktimës B, e po ashtu edhe i pandehuri A ka marr lëndime ne shuplakën e dorës së majtë”, njofton gjykata.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?