TIRANË- Mjekët janë heronj të ditëve të sotme dhe kjo video e tregon më së miri. Në këtë video, tregohet hap pas hapi rrugëtimi i një mjeku në ndjekjen e pacientit që ka shfaqur simptomat e COVID-19. Është vetë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i cili ka shkuar për vizitë te një paciente e cila ka vështirësi me frymarrje.
E gjitha nis me një telefonatë në Urgjencën kombëtare 127, ku pacienti jep të dhënat kryesore mbi simptomat që ka shfaqur dhe më pas i merret adresa e shtëpisë.
Në rreth 7 minuta pamje, të publikuar nga kryeministri Edi Rama, jepen me detaje të gjitha proceset, që mbyllen me zhveshjen nga uniformat anti-COVID, që duhet bërë me kujdes, për të mos u infektuar. Kjo procedurë ndodh me të gjithë pacientët që kanë nevojë për shërbim në banesë.
Ashtu si kurse e kanë përsëritur disa herë ekspertët, asnjë pacient i cili është prekur me COVID nuk duhet të marrë ilaçe pa u konsultuar me mjekun. Marrja e ilaçe bazuar mbi eksperienca të ngjashme me të afërmit apo konsultave me farmacistin, është e dëmshme dhe sjell pasoja të kundërta për shëndetin e çdo pacienti.
Për marrjen e shërbimit në shtëpi, por jo vetëm, edhe në spitale, është rritur koha e pritjes nga ana e qytetarëve, fakt i cili është pranuar edhe vetë nga anëtarët e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kjo për shkak të fluksit të shtuar, e megjithatë, bluzat e bardha kanë vënë theksin se asnjë qytetar nuk do të mbetet pa marrë trajtimin e duhur.
Emigranteve te shkrete i mbeti mendja se si do ja bejne per te votuar por ja qe dhe kjo çeshtje u zgjidh Kushedi se sa i madh do jete fluksi tani tek e Albania.
PërgjigjuNje video alla Rama e Veliaj.Perse mjeket paskan shkuar me nje kameraman ne kete shtepi apo qe ti mbushin mendjen popullit se shihe çfar bejne keta herojte e juaj.Ne e dime mire se si funksionon kur mjeku te dergon te besh nje tampon tek privati apo dhe nje skaner ku e para kushton 100 £ dhe e dyta mbi 200 £,ku bombolat e oksigjenit shiten nga 1000 £ e ku nje ampule kortizon kushton nga 15-40 £.Turp per ju mashtrues ordiner bashke me ata herojte e juaj qe perveç se mjeke ose kane farmacite private ose jane te lidhur me keto dhe te adresojne gjithmone atje.
Përgjigju