Ermal Dizdari

U qëllua një ditë më parë, ja gjendja shëndetësore e punonjësit të Bashkisë Shkodër

14 Qershor, 15:32| Përditesimi: 14 Qershor, 15:40

  • Share

Shkoder- Ermal Dizdari, prej 24 orësh ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se aktualisht 49 vjeçari, është koshient, ndodhet në pavion por gjëndja e tij shëndetësore ende nuk e kaluar rrezikun.

Ai po mbahet në monitorim nga bluzat e bardha, pasi ai është qëlluar disa herë në kohë me sende të forta dhe për këtë arsye mjekët vijojnë të kenë frikën e një hemoragjie të brendshme çka mund të krijojë rrezik për jetën e 49 vjeçarit. 

Ermal Dizdari, 49 vjeç, punonjës pranë Zyrës së Prokurorimeve në Bashkinë Shkodër, u sulmua në afërsi të banesës së tij, në lagjen 'Salo Halili' nga dy persona të paidentifikuar, mengjesin e 13 qershorit 2024

Policia e Shkodrës, ka nisur hetimet një ditë më parë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, pasi përvec ngjarjes ajo cfarë ka tronditur opinionin publik është dhuna ndaj një zyrtari të institucioneve publike në Shkodër. 

Policia ende nuk e ka saktësuar pistën e saj konkrete të hetimit por dyshohet se dhuna ka ardhur për shkak të detyrës. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provave material kamerat e sigurisë në zonë të cilat mendohet se kanë filmuar momentin kur është qëlluar me sende të forta 49 vjeçari.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eugjen: 16/06/2024 07:22

    Nje djale model,nga nje familje model e qytetit.. Pata fatin ta njoh shume vite perpara,si punonjes i Bashkise Shkoder. Lutemi Zotit te kaloje gjendja kritike per jeten,dhe i lutemi organeve kompetente ta zbardhin sa me shpejt kete krim.Sherim te shpejte Ermal Dizdari.

    Përgjigju
  • Piku: 15/06/2024 19:29

    Djale flori, i thjeshte, nuk asht perly kurre se tani ka fillu te ky pozicioni i prokurimeve. Sherim te shpejte, edhe policia te kape fajtoret edhe kur nuk vjen Drejtori i Pergjithshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?