Pamje nga lokali ku ndodhi atentati dhe viktima

Kosova & Rajoni

U qëllua me plumb në kokë, vdes 39-vjeçari shqiptar në Greqi! Ishte pronar i një lokali, dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh

4 Tetor 2021, 09:07| Përditesimi: 5 Tetor 2021, 18:36

  • Share

GREQI- Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi u qëllua me armë zjarri në qendër të Athinës. Incidenti ndodhi jashtë një kafeneje të vendosur në rrugën për këmbësore të Agios Pavlos.

Sipas raportimeve të mediave greke, 39-vjeçari shqiptar u qëllua nga një burrë i maskuar dhe me kapele, i cili iu afrua pronarit në këmbë që ishte jashtë kafenesë dhe po bisedonte me klientët.

Autori pasi qëlloi mbi shqiptarin, u largua me një makinë të bardhë që po e priste ndërkohë që tashmë  po punohet për gjetjen e tyre.

Viktima, i cili mësohet se quhet Dikens Flamur Halili (Keli), nga Tepelena, dyshohet se ishte pronar i kafenesë dhe atentati ndodhi jashtë biznesit të tij. 39-vjeçari, madje në lokalin e tij ftonte edhe këngëtarë të njohur shqiptar, me të cilët thuhet se kishte edhe miqësi për shkak edhe të punës që bënte.

Zona në atë kohë ishte e mbipopulluar dhe kishte shumë njerëz. Sipas dëshmive, autori e qëlloi viktimën të paktën gjashtë herë. 39-vjeçari shqiptar mori plumba në kokë dhe bark, dhe u transportua në gjendje të rëndë në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sipas mediave greke, shqiptari është një emër i njohur për autoritetet greke pasi ishte me precedent të mëparshëm penal dhe dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Trupi i tij do të sillet në Shqipëri, ndërsa familjarët kanë njoftuar se i riu do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme në orën 15:00,  ku do të prehet në varrezat e fshatit Toç të Tepelenës.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fier: 05/10/2021 13:24

    Tepelenasit jan raca me e rezikshme ne planet. Maloket llafe kane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?