Mari Muka është 42 vjeçari shqiptar i ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Gjermani. Mësohet se viktima rezulton të jetë pronar i një biznesi karburantesh në Shijak, ndërkohë që në vitin 2018 kishte emigruar drejt Gjermanisë.
Policia po merret me pistën e hetimit mbi rrethanat e krimit, ndërsa sipas detajeve të bëra me dije nga mediat gjermane, ekzekutimi i shqiptarit nuk ka qenë rastësor, pasi autorët e kishin ndjekur për disa momente derisa në fund e kishin qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës duke e lënë të pajetë në vendngjarje.
Biznesi në emrin e Mari Mukës
Lajmi kryesor:
U ekzekutua me dy plumba pas koke në Gjermani, 42-vjeçari shqiptar pronar i një pike karburanti në Shijak! Kapen dy vrasësit, ishin shqiptarë
M.Q./ReportTv.al