Policia italiane

U qëllua me armë gjatë ndjekjes nga policia, plagoset rëndë 56-vjeçari në Itali

11 Korrik 2023, 13:35| Përditesimi: 11 Korrik 2023, 13:36

  • Share

Një 56-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm nga policia italiane, teksa kjo e fundit e ka qëlluar dy herë me armë, teksa po e ndiqte prej më shumë se 500 metrash.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 11.30 në Seregno, në provincën e Monzas, ku një polic ka ndjekur makinën e një 56-vjeçari për të paktën 500 metra de pasi ky i fundit nuk ka ndaluar për asnjë moment polici e qëlluar egërsisht me dy të shtëna.

Polici më pas është larguar nga vendngjarja ndërkohë që dhjetëra gëzhoja mbetën në tokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët e kompanisë Seregno.

Burri me origjinë nga Kalabria u transportua në spitalin Desio dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?