Foto ilustruese

U qëllua 7 herë me thikë nga babai natën e Krishtlindjeve, ndërron jetë në spital shqiptari në Greqi! Refuzoi të tregonte se kush ishte autori

27 Dhjetor 2020, 14:29| Përditesimi: 27 Dhjetor 2020, 14:47

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin grekë të Greqisë, Kretën ku pas një sherri në një familje shqiptare babai ka qëlluar disa herë me thikë të birin i cili ka gjetur vdekjen orët e para të mëngjesit pasi është dërguar në spital.

I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, u dërgua me urgjencë në spital në repartin e kujdesit intensiv, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dhe në orën 5 të mëngjesit të sotëm ai ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e Krishtlindjeve, gjatë një konflikti mes babait 55 vjeç dhe djalit të tij 26 vjeçar. Në një moment të sherrit duke sikur situata ka agravuar dhe babai ka qëlluar me ndihmën e djalit tjetër 24 vjeçar, të birin 26 vjeçar, e tashmë viktimën nga kjo ngjarja tragjike.

Nga sa është raportuar në mediat greke, djali nuk ka treguar emrin e babait të tij në polici, se ka qenë pikërisht ai që e ka goditur me thikë, por pas hetimeve, u zbulua edhe ngjarja e rëndë, e për pasojë babai u arrestua nga Policia së bashku me djalin e tij 24 vjeçar, teksa kanë nisur hetimet për motivet e ngjarjes. 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?