Shqiptari i vrarë pas atentatit ditën e djeshme, Marios Mataj

U qëllua 5 herë me armë zjarri në kokë ndërkohë që po udhëtonte me makinë, dalin fotot e 27-vjeçarit shqiptar që mbeti i vrarë pas atentatit në Greqi

26 Janar 2021, 10:58| Përditesimi: 26 Janar 2021, 11:04

  • Share

Pasditen e djeshme në qytetin e Patras, në Greqi Marios Mataj, 27 vjeçari me origjinë shqiptare ka mbetur i vrarë pasi është qëlluar me armë zjarri 5 herë në kokë ndërkohë që po udhëtonte me makinën e tij private.

Ngjarja ndodhi rreth orë 18:00 ditën e djeshme, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë një makinë hapi zjarr duke shtënë në drejtim të makinës së të riut shqiptar. Pas plagosje, makina e 27-vjeçarit ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi trotuar.

Sipas mediave greke, shqiptari i plagosur njihet si pjesë e një grupi që merret me klubet e natës, ndërsa dyshohet se atentati ka ndodhur si përplasje mes bandash.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe është në kërkim të autorëve.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?