Foto ilustruese

U pushuan nga puna/ 2 punonjës të pastrimit në Kuçovë hipin në një kullë dhe kërcënojnë se do hidhen! Zbresin pas negociimit

6 Mars 2020, 14:12| Përditesimi: 6 Mars 2020, 14:20

  • Share

KUCOVE - Dy punonjës të pastrimit në Kuçovë kanë hipur në një kullë ku kanë kërcënuar se do të hidhen nga lartësia pasi ishin pushuar nga puna. 

Pas disa negociimeve të kompanisë  ku ishin punësuar për t'i marrë sërish në punë dhe forcave të Policisë së Beratit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ata kanë zbritur poshtë përmes shkallëve.

Ata kanë paralajmëruar se do të tentojnë sërish vetëvrasjen nëse përsëritet e njëjta ngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?