Qendra Spitalore Universitare

U pushua nga puna, mjeku Ilir Allkja publikon një tjetër rast të shkarkimit të kolegut të tij: Lajmi u bë i ditur pas 2 muajsh! Bindjet partiake duhet të zerohen

6 Janar 2021, 18:43| Përditesimi: 6 Janar 2021, 18:47

  • Share

Mjeku Ilir Allkja bën të ditur se është shkarkuar një tjetër mjek i QSUT-së. Bëhet fjalë për dr. Genc Strugën i cili sipas Allkjas është shkarkuar në nëntor dhe bëhet e ditur në janar.

Ai ka publikuar një dokument sipas të cilit dëshmon shkarkimin e neurologut më 20 nëntor të 2020-ës.

Sipas këtij dokumenti, arsyeja e shkarkimit të dr. Genc Strugës është bërë sepse ka munguar në punë pa njoftuar.

Mjeku Ilir Allkja i bën thirrje qytetarëve dhe kolegëve mjekë që të reagojnë sa më parë ndaj këtyre padrejtësive. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se bindjet partiake duhet të zërohen përballë shkatërrimit të vendit.

Mbi këtë ka reaguar dhe ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo i cili përmes një postimi në Facebook shkruan se largimi i mjekëve nga puna është një marrëzi nga qeveria.

“Shkarkimi i vazhdueshmëm i mjekëve është presion diktatorial dhe tregon papërgjegjshmërinë e kësaj qeverie” – shkruan Tavo.

Kujtojmë se vetëm pak ditë, Allkja u shkarkua me arsye se ka shkelur kodin etik të punonjësit prandaj edhe nuk duhet të vijojë të jetë më mjek pranë këtij shërbimi shtetëror.

Në dokumentin e QSUT theksohet se Alljka nuk duhet të bëjë deklarata të papërshtatshme të tilla si vërejtje mbi politikën apo programe të institucionit dhe sulme kundër administratës dhe se çdo  rast të daljes së tij është i detyruar të merrte më parë konfirmimin mbi qëndrimin institucional pranë zyrës së marrëveshjeve me publikun, dhe në asnjë rast të shkelë këtë kod.

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?