Skënder Gega

Prej gati 3 javësh i prekur me COVID-19, përkeqësohet gjendja shëndetësore e trajnerit të Kukësit! Skënder Gega niset drejt Turqisë

25 Nëntor 2020, 10:27| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 10:48

  • Share

TIRANË- Trajneri i Kukësit, Skënder Gega, i prekur nga COVID prej gati tre javësh, është nisur me urgjencë drejt Turqisë, pasi gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi.

"Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri Skënder Gega ka udhëtuar mëngjesin e sotëm drejt Turqisë. Gjendja shëndetësore e trajnerit u rëndua ditët e fundit dhe për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, ka udhëtuar drejt Stambollit. Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës", njofton Kukësi.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse Gega ka shkuar në Turqi për t'u kuruar nga COVID apo për shkak të pasojave që i ka lënë ky virus në mushkëri. Kjo sepse në një vendim të 3 ditëve më parë, qeveria turke e ka ndaluar që të vijnë të huaj me charter në spitalet turke, për shkak se po ezaurohen kapacitet mjekësore për vetë shtetasit e tyre. Gega u konfirmua pozitiv me COVID në datën 8 nëntor, për pasojë nuk ishte në pankinë në ndeshjen e Kupës kundër Besës së Kavajës.

Ora 17:00
Braçe thirrje Skënder Gegës: Forca kampion, na duhet fitorja jote më e madhe

Pas dërgimit të Skënder Gegës në Turqi për kurim pasi është me COVID-19 ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili nëpërmjet një statusi në Facebook ku ka shpërndarë një foto bashkë me teknikun shkruan ‘Forca Kampion i Kuq, na duhet fitorja jote më e madhe, ti nuk dorëzohesh’.


Postimi në Facebook i Erion Braçes

Ora 11:44
Gjici mesazh mbështetjeje për Gegën: Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë

Presidenti i ekipit të Kukësit, Safet Gjici, ka reaguar lidhur me situatën e trajnerit Skënder Gega, që sot u nis në Turqi për kurim të specializuar pasi është i prekur me koronavirus. Gjici thotë se kjo është një situatë e vështirë dhe shpreh mbështetjen për trajnerin.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit tonë Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të që po kalojmë.

Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në ne drejtimin e ekipit tonë.

Jemi të gjithë me ty Skënder në këto momente të vështira.

Jam shumë i bindur që ti do ta fitosh këtë betejë,”-shkruan Gjici.

 

Ora 11:35
‘Gega, jemi të gjithë me ty!’ Duka reagon për gjendjen e trajnerit të Kukësit: Ti do ta fitosh edhe këtë betejë

Menjëherë pas lajmit për nisjen e Skënder Gegës drejt Turqisë ka reaguar presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili thotë se është i bindur se trajneri i Kukësit do ta fitojë këtë betejë.

“Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të trajnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder!

Jemi të gjithë me ty në këto caste delikate dhe të vështira. Jam I bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde,”-shkruan Duka.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?