Momenti kur Imzot George Frendo është dërguar në Itali

U prek me COVID, Imzot George Frendo lë spitalin! Karantinohet në Kuvendin Françeskan në Bari

25 Nëntor 2020, 12:17| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 13:03

  • Share

TIRANË- Pas disa ditësh i prekur me COVID, Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës ka lënë spitalin dhe është karantinuar në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari. Gjendja shëndetësore e tij thuhet se është shumë e mirë dhe duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga COVID-19.

"Përmes këtij komunikimi, ju informojmë se gjendja shëndetësore e Sh. T. Imzot George Frendo, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës, dhe President i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare, (KISH), paraqitet shumë e mirë. Ka dy ditë që ka lënë spitalin “Acquaviva delle Fonti”, në Miulli (Bari). Aktualisht ndodhet në Kuvendin Françeskan Kapuçin në Bari, duke zbatuar karantinën e nevojshme deri në përgjigje të një tamponi të dytë që të rezultojë negativ nga Covid-19.

Nga kontakti i sotëm, që kemi pasur, ai i përcjell falënderimet dhe mirënjohjet e sinqerta për stafin mjekësor të Spitalit, për etërit Françeskan Kapuçin, ku aktualisht po qëndron, si dhe për të gjithë njerëzit dhe besimtarët të cilët e kanë kujtuar dhe vazhdojnë ta kujtojnë në lutje.

Ne vazhdojmë të lutemi, që ngushëllimi dhe prania e Zotit t’i mbështesë të gjithë ata që sot janë të sprovuar nga sëmundja si dhe çdo person i angazhuar në vijën e parë të kujdesit dhe shërbimit për ta", njofton Zyra e Shtypit e KISH.

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo rezultoi pozitiv me koronavirus më 12 nëntor. Ai u dërgua me urgjencë, brenda një kapsule drejt Italisë, për shkak se ka pasur probleme me frymëmarrjen. Më herët, e ka fituar betejën me COVID-19 dhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi në Shqipëri/ 644 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e fundit! Ndërrojnë jetë mjeku i QSUT-së dhe pedagogia e Universitetit të Tiranës


B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?