Pamje nga atentati ndaj shqiptarit në Itali

Itali/ U ekzekutua në plazhin Bora Bora, ‘Sky ECC’ zbulon porositësin e vrasjes së Selavdi Shelajt, pagoi 150 mijë euro (EMRI)

22 Prill, 20:34| Përditesimi: 22 Prill, 22:00

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen e Selavdi Shelaj, në 20 shtator 2020, në breg të detit në Bora Bora të Italisë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se vrasja e Shelajt mund të jetë e porositur nga një bashkatdhetar i tij, Altin Sinomati.

Sipas mediave italiane, dyshohet se Altin Sinomati, i njohur si Aldo ose "Il Lungo" ka paguar 150 mijë euro Raul Esteban Calderon për të vrarë Shehajn.

Pas më shumë se 3 vitesh, hetimet në lidhje me këtë vrasje u pasuruan nga zbërthimi i bisedave në “Sky ECC”.

Sipas mediave, emri i porositësit ka dalë në këtë aplikacion, të përdorur në masë nga bota e krimit.

Sinomati ka komunikuar në këtë platformë me bashkëpunëtorin e Calderon në vrasjen e Shelajt, Giuseppse Molisso, ku kanë folur në lidhje me ngarkesa kokaine të humbura.

Vrasja e shqiptarit në breg të detit u bë në bashkëpunim mes argjentinasit dhe Molissos, ku njëri kishte gjetur armën e krimit dhe tjetri motorin me të cilin lëviznin atë ditë.

Sinomati prej disa kohësh është në kërkim nga autoritetet italiane, por që ende nuk është arritur gjurmimi i tij.

Shelaj u qëllua të dielën rreth orës 10 e gjysmë të paradites së 20 shtatorit 2020, teksa po frekuentonte plazhin “Bora Bora”.

Një person me rroba sportive i shoqëruar nga një tjetër me motor hapi zjarr ndaj 38-vjeçarit.

Fishekët e kalibrit 7,65 mm goditën shqiptarin në shpinë dhe një tjetër në shtyllën kurrizore, duke terrorizuar plazhistët e duke e lënë të paralizuar viktimën, ndërsa agresorët u zhdukën mes turmës pa lënë gjurmë.

Ai ndërroi jetë 48 orë pas ngjarjes pasi nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?