Floresha Rasha në momentin e mbërritjes në Shqipëri

U plagos gjatë luftës në kampin 'Al Hol' në Siri, Floresha Rasha i nënshtrohet operacionit në këmbë te Trauma! Ia del me sukses

26 Janar 2021, 19:29| Përditesimi: 26 Janar 2021, 19:55

  • Share

TIRANË- Floresha Rasha, një nga 5 të riatdhesuarit nga kampi ‘Al Hol’ në Siri i është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës. Ndërhyrja është bërë në këmbë, pasi ajo kishte mbetur e plagosur gjatë qëndrimit në Siri. Nga sa Report Tv mëson nëpërmjet gazetares, Doris Sallaku, operacioni ka shkuar me sukses, ku pritet që të marrë disa seanca fizioterapie për rikuperimin e saj të plotë.

Më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit. Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet. 

Psa kthimit nga kampi i ferrit "Al Hol" Rasha me fëmijët e saj si dhe Endri Dumani u zhvendosën për rehabilitim në shtëpinë e pushimit të ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes, në Konvaleshencë të Durrësit. Sipas burimeve, ka përfunduar faza e parë e trajtimit psikologjik që kishte të bënte me largimin e panikut nga gjendja e luftës që ata kishin përjetuar. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/01/2021 01:43

    Faza e pare,trajtimi psikologjik per te hequr panikun nga lufta.Faza e dyte duhet te jete trajtim psikologjik per te hequr ferexhene,ose burken,nje mbetje turko-arabe qe nuk duhet te mbahet nga shqiptaret e vertete.

    Përgjigju
  • Mirditor: 26/01/2021 21:06

    E ka kuptu gabimin. Njerz jena gabojm

    Përgjigju
  • Turku: 26/01/2021 20:14

    Po kjo si pranon te shtyjne karrocen meshkujt??? Apo tani ska gje e lejon allahu. U plagos ne siri dhe mjekohet ne shqiperi qe te shkoj prap ne siri

    Përgjigju
  • Skendebeu: 26/01/2021 19:37

    Ore pse i shpërdoroni paratë e Taksapaguesve Shqiptarë, për këta Fondamentaliste pa AtDhe?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?