Etmont Lika duke tentuar t'i shpëtonte policisë

U pikas nga autoritetet britanike si mbikqyrësi i fermave të kanabisit, arrestohet shqiptari! Manovra epike për t'i shpëtuar policisë (FOTO)

29 Mars 2023, 11:30| Përditesimi: 29 Mars 2023, 11:33

  • Share

BRITANI E MADHE- Pasi u pikas nga policia si mirëmbajtës i një ferme kanabisi në Britaninë e Madhe, shqiptari Etmont Lika gjeti metodën epike për t’iu fshehur policisë. Ai tentoi të fshihej duke u ngjitur mbi çati.

Autoritetet ranë në gjurmët e shtëpisë së barit, nga një kallëzim i një bravandreqësi të zonës. Teksa po ndërronte bravat e një prone ai vuri re se ishte një fermë droge.

Policia kontrolloi pronën dhe gjeti 200 bimë kanabis që rriteshin në gjashtë dhoma që mbi gjashtë dhomat në atë që u përshkrua si "një operacion i sofistikuar".

Lika tentoi t'i fshihej policisë duke u ngjitur në një çati, por u kap dhe u arrestua.

Lika erdhi në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet një varke përtej kanalit në shtator të vitit të kaluar, me shpresën për të fituar mundësi më të mira ekonomike. Lika tha se ka paguar 5000 euro për udhëtimin.

Ndërsa avokatja e tij tha se klientit të saj iu ofruan 100 £ në ditë për të jetuar në pronë dhe u largua nga Shqipëria për arsye ekonomike. Ajo tha: “Ai dëshiron të punojë, por ai e di tani se duhet ta kishte bërë këtë përmes kanaleve të duhura.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xoni: 29/03/2023 12:33

    Foto per Mr Bean

    Përgjigju
  • Tini: 29/03/2023 12:21

    Catch me if you can!

    Përgjigju
  • Ikaro: 29/03/2023 11:53

    I belive i can fly...i belive i can touch the sky...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?