Shefja e Patrullës së Lezhës

Kronikë

U pezulluan pasi qëlluan me armë duke festuar ditëlindjen e shefes, 4 policët largohen nga 'Shqiponjat', transferohen në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë

2 Prill 2021, 19:52| Përditesimi: 2 Prill 2021, 21:13

  • Share

Janë rikthyer në detyrë 4 punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme "Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin pezulluar pak ditë me parë, pasi qëlluan me armë zjarri, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre.

Sipas burimeve inspektorët me iniciale R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M. janë larguar nga forcat ‘Shqiponja’, duke u transferuar në komisariatet e policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë. Ata do të qëndrojnë në detyrë, deri në përfundim të hetimeve nga prokuroria e Lezhës.

Gjithashtu edhe strukturat e SHÇBA-se kanë filluar procedimi penal për këta punonjës, ndërkohë ndaj tyre ka nisur dhe hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore "Sjellje e rëndë diskretituese".

4 policët u shfaqën në një video, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në orarin e punës madje duke qëlluar dhe me armë zjarri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polici: 02/04/2021 21:16

    Sipas kesaj llogjike, nese qellojne policet e Lezhes dhe te Miredites, duhet te transferohen ne Tirane. Bravo rilindja...

    Përgjigju
    • Politika: 03/04/2021 08:48

      Keta duhen futur ne burg ca eshte kjo llogjik trasferim ky ka thyer rregullat e punes si munde ti kthesh ne detyre keta ripqira bashke me shefen qe duket kokra e ku..

  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?