U pezullua nga detyra për trafik klandestinësh, gjykata rikthen në detyrë koordinatorin e FRONTEX në Kakavijë

26 Tetor 2023, 20:27| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 22:55

  • Share

Rikthehet në detyrë koordinatori i FRONTEX në pikën kufitare të Kakavijës, Behar Tafa. Ai u pezullua nga detyra pak ditë më parë nga AMP me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës, pas dyshimeve për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Mësohet se sot gjykata e Faktit në Gjirokastër hoqi masën e pezullimit nga detyra për Tafën duke sjellë rrjedhimisht edhe rikthimin e tij në detyrën e mëparshme.

Pak ditë më parë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e gjykatës së rrethit në Gjirokastër, që vendosi pezullimin nga detyra të 9 efektivëve të drejtorisë së Policisë së këtij rrethi.

Bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Migracionit në policinë e Gjirokastrës kryekomisar Florian Mustafajn, shefin e sektorit të hetimit Komisar Rami Ruçi, specialistët Ediat Kanina e Benard Kermaj me gradën nënkomisar. Po ashtu, u pezulluan edhe 4 inspektorë, me detyrë trup shërbimi në Policinë e Gjirokastrës.

Ata dyshohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë nga vendet e treta, nga qarku Gjirokastër në Delvinë, e duke i lënë më pas të lirë në shkelje të ligjit.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nandi: 26/10/2023 21:04

    Ka zot qe nje oficer policie si Behari, se ben dot pis, legenat e fush bardhes,koha qe katunaria te drejtoj policine duhet te marr fund, katunaria ne polici atdheu ne rrezik.

    Përgjigju
    • Polic #: 29/10/2023 22:01

      Vetëm oficer policie nuk ka qenë ndonjëherë zotëria, përkthyes anglishteje mbase po....

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?