Foto nga aksidenti

U përpoqën t’i iknin policisë, makina me emigrantë në Greqi përplaset ‘kokë me kokë’ me mjetin përballë! Vdesin 6 persona, plagosen 6 të tjerë

15 Prill 2023, 17:32| Përditesimi: 15 Prill 2023, 17:41

  • Share

Një aksident fatal ka ndodhur në Greqi në rrugën Egnatia ku një makinë që transportonte 10 emigrantë të paligjshëm, është përplasur me një makinë tjetër, duke shkaktuar 6 të vdekur dhe 6 të plagosur. Sipas mediave greke, aksidenti erdhi si pasojë e manovrave të shoferit 49 vjeçar që transportonte 10 emigrantët.

Në përpjekje për tu shmangur nga patrulla e policisë që po e ndiqte, 49 vjeçari hyri me makinë në krahun e kundër të rrugës duke u përplasur ‘kokë më kokë’ me një makinë tjetër.

Si pasojë e përplasjes së rëndë, humbi jetën 46 vjeçari grek që drejtonte automjetin tjetër si dhe 5 emigrantë.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?