Emigrantë të shpëtuar në Libi

U përpoqën të mbërrinin në brigjet e Evropës, përmbytet gomonia e nisur nga Libia! Humbin jetën 55 emigrantë

26 Prill 2023, 17:46| Përditesimi: 26 Prill 2023, 17:55

  • Share

Një gomone që transportonte dhjetëra emigrantë me destinacion për në Evropë u mbyt në brigjet e Libisë dhe për pasojë humbën jetën 55 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë. Lajmi u bë i ditur nga një agjenci e OKB-së duke e përcaktuar si tragjedinë e fundit të ndodhur në këtë pjesë të detit Mesdhe, një rrugë kyçe që përdoret nga emgrantët për të depërtuar drejt Evropës.  

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha se fatkeqësia ndodhi ditën e djeshme. Varka mbante të paktën 60 emigrantë dhe ishte nisur nga qyteti bregdetar i Garabouli, në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripoli.

Agjencia tha se pesë emigrantë i mbijetuan mbytjes së anijes dhe u sollën përsëri në breg nga roja bregdetare libiane. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndodhi me anijen.

Safa Msehli, një zëdhënëse e IOM-it, tha se anija u përmbys pak kohë pasi u largua nga Garabouli. Ajo tha se roja bregdetare libiane deri më tani ka marrë trupat e nëntë burrave dhe një fëmije.

Pesë të mbijetuarit përfshijnë katër burra - tre pakistanezë dhe një egjiptian dhe një fëmijë sirian.

Kjo ishte tragjedia e fundit në Detin Mesdhe qendror, një rrugë kyçe për emigrantët. IOM tha se të paktën 537 njerëz janë mbytur ose zhdukur në katastrofat e emigrantëve në Mesdhe jashtë Libisë deri më tani këtë vit, ndërsa mbi 4,300 janë kapur dhe janë kthyer në breg.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?