Arma e sekuestruar

U përplasën fizikisht, njërit prej tyre i ra pistoleta! Arrestohen dy persona në Tiranë, nën hetim babai i 32 vjeçarit që fshehu armën (EMRAT)

1 Mars 2023, 08:28| Përditesimi: 1 Mars 2023, 08:38

  • Share

Tiranë- Policia ka ndërhyrë në fshatin Pezë të Helmës për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti ku janë përfshirë dy persona të cilët janë arrestuar pas ngjarjes. Në pranga kanë rënë Noldi Shima,, 40 vjeç, Eris Bulku 32 vjeç si dhe është vënë nën hetim babai i tij Ibrahim Bulku, 60 vjeç.

Mësohet se pas një konflikti fizik mes Eris Bulkut dhe Noldi Shimas këtij të fundit i ka rënë në tokë arma e zjarrit që e kishte pa leje. Armën e ka marrë Ibrahim Bulku 62 vjeç, i cili ka zgjedhur ta fshehë për të shmangur përgjegjësitë ligjore për Noldi Shimën. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe  2 krehra me municion luftarak.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?