KORÇË- Një aksident me pasojë vdekjen e 73-vjeçari ka ndodhur në Korçë!
Policia thotë se në aksin ‘Korçë-Pogradec’ pranë fshatit Zvirinë, Maliq, një makinë tip "Mitsubishi", me drejtues shtetasin V. Xh., 51 vjeç, ka përplasur një motomjet tip "Nissan", me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 73-vjeçari P.V.
Me drejtuesin e automjetit V. Xh., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Një tjetër aksident ka ndodhur në qarkun e Korçës! Policia thotë se në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë doganës së Qafë Thanës, makinë tip "Benz" me drejtues E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues G. R., banues në Poloni.
Sipas policisë polaku ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.