Bota

U përplas në tokë dhe u thye më dysh, humbin jetën 16 persona dhe plagosen 7 të tjerë pas rrëzimit të avionit në Rusi

10 Tetor 2021, 11:14| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 11:24

  • Share

RUSI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Rusi ku 16 persona kanë humbur jetën tragjikisht dhe 7 të tjerë janë plagosur pas rrëzimit të një avioni, në rajonin e Tatarstan.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Urgjencave në vend, në avion po udhëtonin 23 persona, ndër të cilët 21 ishin parashutistë dhe 2 anëtarë të ekuipazhit.

Avioni L-410 Turbolet, sipas pamjeve të siguruara duket qartë se është thyer në gjysëm dhe “shpërtheu” në zjarr pas përplasjes.

Ngjatja ndodhi rreth orës 09:30 (me orën ruse), ndërsa bëhet me dije se të plagosurit e dërguar në spital ngjanë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Muajin e kaluar, një avion transportues është rrezuar në pjesën lindore të vendit, duke lënë pa shenja jete 6 persona.

Disa ditë më parë një ngjarje e ngjashme është shënuar edhe në Itali, ku si pasojë i rrëzimit të një avioni humbën jetën 8 persona.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?