Kronikë

U përplas me makinën në aksin Lezhë-Milot, drejtuesi i motoçikletës dhe fëmija i tij i mitur përfundojnë në spital

27 Qershor 2021, 18:47| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 19:37

  • Share

Një aksident është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Milot, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tales" ku një mjet tip “Fiat” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar fillimisht në spitalin Rajonal Lezhë e më pas në spitalin e Traumës në Tiranë drejtuesi i motoçikletës Vikor Leshi, 40 vjeç dhe djali i tij i mitur.

Drejtuesi i mjetit Valentin Boçi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?