Balla dhe vajza e aksidentuar

U përplas pranë Kryeministrisë nga një makinë që lëvizte me shpejtësi, Balla viziton vajzën e aksidentuar në spitalin e Traumës

6 Nëntor 2023, 12:57| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 13:24

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla vizitoi sot në spital, qytetaren e aksidentuar një ditë më parë në Tiranë nga një automjet, që lëvizte me shpejtësi, i drejtuar nga një shofer, i cili rezulton i gjobitur 20 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. 

Ministri Balla shoqërohej gjatë kësaj vizite nga drejtues e punonjës policie të Qarkullimit Rrugor, të cilët i uruan shërim të shpejtë, duke i dhuruar edhe një tufë me lule vajzës së aksidentuar.

Ministri u shpreh se “vajzat dhe djemtë e Policisë Rrugore të Tiranës nuk u gjendën  dot që ta parandalonin këtë, por sigurisht janë këtu sot bashkë, për të të uruar të shkuara dhe shërim të shpejtë!“

Gjatë takimit me mjekët dhe kirurgët e spitalit, Balla mori një informacion të hollësishëm rreth gjendjes së vajzës.

Ndërkaq Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në arrest autorin e ngjarjes, i cili nga të dhënat rezulton përsëritës i shpeshtë i shkeljeve të rregullave të qarkullimit, duke ecur me shpejtësi edhe në zonat e banuara.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po lulet: 06/11/2023 15:54

    Apo për të dalë bukur në foto. Sa bukur. Bëj punën, mos bëj foto

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?