Delta Air Lines

U përpi nga motori i avionit, humb jetën punonjësi i aeroportit të Teksasit

26 Qershor 2023, 11:56| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 12:02

  • Share

Një punonjës i aeroportit të Teksasit humbi jetën pasi u përpi nga një motor avioni pasagjerësh. Punonjësi po shkonte tek porta e avionit në momentin kur "u gëlltit' nga motori që ishte ndezur.

Punëdhënësi tha se sipas një hetimi fillestar, incidenti nuk kishte lidhje me procedurat e sigurisë, por ende nuk është e qartë se si ndodhi. Ndërkohë një hetim po kryhet edhe nga një agjenci qeveritare.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit tha se kishte qenë në kontakt me Delta Air Lines dhe ishte "në procesin e mbledhjes së të dhënave".

Avioni, një Airbus A319, kishte zbritur në San Antonio të premten mbrëma nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelosit.

Të mërkurën, linja ajrore rajonale Piedmont u gjobit me 15,625 dollarë nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (OSHA) për vdekjen e një punonjësi të ekuipazhit tokësor gjashtë muaj më parë në një incident të ngjashëm në Alabama.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?