Zhaklina Peto

U përjashtua nga KED/ Gjykata Administrative e Apelit rikthen Zhaklina Peton në garën për Gjykatën Kushtetuese

7 Dhjetor 2020, 10:32| Përditesimi: 7 Dhjetor 2020, 15:41

  • Share

Është rikthyer në garën për anëtare të Gjykatës Kushtetuese Zhaklina Peto. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, raporton se vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga Gjykata Administrative e Apelit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për herë të dytë Zhaklina Peton në një vendim të marrë më 23 nëntor pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu.  Vendimi nga KED u more me argumentimin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se KED e përjashtoi fillimisht znj. Peto në një vendim të marrë në fillim të shtatorit.Mësohet se ditën e sotme pritet seanca për Shaqir Hasanin. Ndërkohë që javën e kaluar Gjykata Administrative rrëzoi ankimin e skualifikimit të kandidatit të Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 07/12/2020 15:11

    Ne rast se KED perseri do te refuzoje vendimin e gjykates se apelit per zonjen Peto ,tregon se KED eshte e kapur politikisht .Ne Kushtetuese Xhaferllari u be anetare ,pa dal ne veting me perkrahjen e zonjes Tusha.Pra ne rast se nuk zbatohet ligji nga kupola drejtesuse ,cfar presim ?

    Përgjigju
  • Tirona: 07/12/2020 15:01

    Jane lojrat qe po bejne KLD me ne krye Vitoren dhe e Gjyqtareve per te vonuar apo per te sabotuar sistemin e ri te drejtesise qe po ngrihet. SHBA dhe BE duhet te fillojne me shantaze konkrete ndaj ketyre fundrimave, duke iu vendosur mbi tavoline secilit prej tyre nga nje prange dhe makinen e inteligjences sepse keta jane rrenjet e fshehura qe ndihmojne duke i dhene oksigjen korrupsionit presidencal dhe politik.

    Përgjigju
  • Populli: 07/12/2020 13:12

    Pafytyresia e Ilir Metes dhe Vitore Tushes tashme u ka dale boja,lojrat e pista te tyre perjashtojne nje intelektuale me integritet qofte moral apo profesional,dhe kualifikojne nje notere pa asnje gram tru Sonila Bejtja vetem se eshte masha e Ilir Metes dhe gruaja e njeriut letyre Andi Bejtja.

    Përgjigju
    • 1234: 07/12/2020 14:34

      E ke pyetur veten para se te shkruash mesazhin si ja doli kjo " intelektualja" te mbaroje gjyqin ne Apelin e Gjykates Administrative per pune ditesh kur qytetareve te thjeshte ju duhen vite per tiu caktuar edhe data e gjyqit.Kuptohet qe me njohje , tarafe , politike e mos o zot me leke .Keshtu do ta bejme drejtesine e re ne , keshtu do zhdukim nga politika banden Berisha ,Meta , Basha e Monika ?

  • [email protected]: 07/12/2020 12:16

    Vetem aty ben vaki, qe nje instance kushtetuese e skualifikon per mosplotesim te kushteve te kandidimit per ne Kushtetuese dhe nje gjykate vendos te kunderten me urgjence!? Me sa duket, per kushte te shkruara e zeza mbi te bardhe, njera pale nuk ditka te lexoje dhe per kete duhet te mbaje pergjegjesi.

    Përgjigju
  • Ridi: 07/12/2020 11:13

    Cudi si jua gjykon Apeli Administrativ ketyre VIP-ave ceshtjet per pune ditesh kur nje qytetari te thjeshte taksapagues te kesaj Republike m.... i duhet te prese nga minimalisht 2 vite deri ne 4 qe ti caktohet data e gjyqit.Pastaj me e bukura eshte qe asnje instutucion shteteror si zbaton ato kur duhet te demshperblejne dike apo ta rrimarin ne pune pasi e kane hequr padrejtesisht.Vetem Dr i policise mori 4 grada me gjyq , nje deputete beri burrin prokuror,gruaja e Gjin Gjonit mbajti me dhune dyqanet ne Rinas dhe kesaj qenies ne foto po i hapet rruga per ne Gjykaten Kushtetuese me vendimet e ketyre " gjykatesve" Duket mire drejtesia e re haahahahahah.

    Përgjigju
    • Biku: 07/12/2020 11:37

      Harove spakun qe sekuestron 500 leksha

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?