Shqiptari i plagosur pas sherrit

U përfshinë në sherrin ku mbeti i plagosur një shqiptar, Gjykata e Tiranës liron dy holandezët

9 Qershor 2022, 13:24| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 13:37

  • Share

Gjykata penale e Tiranës ka liruar nga qelia dy tifozët holandezë që u përfshinë në një sherr tek ish kafe Europa para finales së Conference League. Sipas eksperteve mjekoligjoreve, raporti është se shqiptari nuk është në kufijtë e plagosjes së rëndë. Deri në përfundim të hetimeve nga arrest ne burg, do të kenë masën e detyrimit me paraqitje tek OPGJ dhe bllokimit pasaporte. Davery Boon dhe Denis Howelingen u përfshinë në sherrin ku u godit me sende të forta një shqiptar, i cili mori dëmtime në kokë dhe përfundoi në spital. 

Një ditë para finales së të mërkurës së Conference League, tifozët u përfshinë në  një sherr të dhunshëm në rrugën e Barrikadave, dhe goditën në kokë me karriget e lokalit një shqiptar. Kujtojmë se duke thënë se janë shumë të rinj, avokati i holandezëve, Arben Grami, u shpreh pas seancës në Gjykatën e Tiranës, se nuk ishin ata që i dhanë goditjen e fortë në kokë shqiptarit 45-vjeçar, që përfundoi i shtrirë në tokë.

Një dëshmi se holandezët nuk ishin ata që plagosën rëndë shqiptarin, dha edhe pronari i lokalit, kur ditën e ngjarjes u shpreh për median italiane “La Repubblica” se shqiptari ishte goditur gabimisht me karrige nga miku i tij, për shkak se veç tifozëve të huaj, në sherr u përfshinë edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet, duke krijuar një situatë kaotike. Sipas pronarit të lokalit, shqiptari kishte përkrahur ekipin verdhekuq duke bërtitur “Roma” në mesin e tifozëve holandezë që kishin ardhur në kryeqytet për finalen mes italianëve dhe Feyenoord.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?