Pamje nga askidenti

U përfshi në një aksident dhe shpërndau të brendshmet e pulave në rrugë, shpallet në kërkim 53-vjeçari në Durrës

30 Mars 2022, 16:14| Përditesimi: 30 Mars 2022, 16:19

  • Share

DURRËS- Shoferi i kamionçinës, i cili u përfshi në një aksident dy ditë më parë në Durrës, teksa po transportonte të brendshme të pulave, të cilat u shpërndanë dhe u lanë në rrugë, është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas bluve të Durrësit, u shpall në kërkim shtetasi A.H, 53-vjeç, banues në lagjen nr.13 në Durrës, për veprën penale 'Ndotja e ajrit'. 53-vjeçari, A.H, hodhi në anë të rrugës, mbetjet shtazore që shkaktuan ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet nëse pulat ishin të infektuara nga gripi i shpendëve.

Kalimtarë të rastit kanë treguar se mbi kamionçinë ishte vendosur kashtë për të mbuluar ngarkesën që ishin të brendshmet e pulave. Fillimisht ngjarja u raportua përmes një kamera amatore në rrjetet sociale.

Sakaq u zbulua se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së të hënës, ndërsa mbetjet nuk ishin hequr nga rruga edhe pas 24 orëve. Në terren u konstatuan gjithashtu ende të brendshme pulash të cilat kishin përfunduar në kanalin më të afërt pa u pastruar duke shkaktuar një ndotje mjedisi dhe rrezik më të madh duke marrë parasysh dhe situatën e përhapjes së gripit të pulave.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?