U përfol se është në pritje të ëmbël, Fifi flet për herë të parë

21 Prill 2022, 15:22| Përditesimi: 21 Prill 2022, 15:24

  • Share

Këngëtarja e njohur, Fifi ka qenë kryefjalë e mediave përgjatë muajve të fundit jo vetëm për pjesëmarrjen në Big Brother VIP, por dhe për romancën e re me Adis Patushin.

Këngëtarja u njoh me Patushin pas daljes nga shtëpia e famshme dhe janë më të lumtur se kurrë.

Por disa postime që bënë në rrjete sociale, ngritën dyshime se ata mund të bëheshin prindër. Një fotografi që ndanë në profilet e tyre, e shoqëruan me fjalët mami dhe babi. Megjithëse, shumë besuan se ishte një shaka, ka pasur nga ata që kanë menduar se lajmi është i vërtetë.

 Njëri prej fansave e ka pyetur këngëtaren: “A është e vërtetë që je shtatzënë nanush”.

“Nëse do të kisha qenë a mendoni se do të duroja pa e ndarë me juve”, i është përgjigjur këngëtarja duke konfirmuar se nuk ka asnjë bebush tani për tani.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?