Eden Hazard

U pensionua nga kombëtarja pas eleminimit në 'Katar 2022', Eden Hazard zbulon pse nuk pëlqente të luante për Belgjikën

13 Mars 2023, 22:21| Përditesimi: 13 Mars 2023, 22:27

  • Share

Futbollisti belg, Eden Hazard ka rrëfyer arsyen përse nuk i pëlqente të luajë për Belgjikën në Kampionatin Botëror që u mbajt në fund të vitit të kaluar. 

32-vjeçari ishte kapiten e përfaqësueses së tij në Katar, përkundër se kishte regjistruar vetëm gjashtë paraqitje për Real Madridin para turneut.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ai u shpreh se nuk e kishte shijuar lojën e bërë pasi mendonte se gjenerata e re meritonte të luante më shumë. 

“Të rinjtë po trokisnin në derën e ekipit kombëtar. Duke mos luajtur te Reali, pastaj duke iu bashkuar Djajve të Kuq (nofka e Belgjikës) dhe duke luajtur futboll. Nuk më pëlqeu ajo, sidomos për faktin se gjenerata e re meriton të luajë”, është shprehur Hazard.

Pas eleminimit të Belgjikës që nga faza në grupe në botëror, Hazard u pensionua nga kombëtarja belge. 
 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?