Arbër Hoxha

U pajis me pasaportën shqiptare pas kërkesës së Sylvinhos, Arbër Hoxha drejt Dinamos së Zagrebit

9 Janar, 15:55| Përditesimi: 9 Janar, 15:58

  • Share

KROACI - Arbër Hoxha, sulmuesi anësor që u pajis së fundmi edhe me pasaportën shqiptare pritet të jetë lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. 25-vjeçari është përfolur së fundmi si afrimi i ri për në Kombëtare, teksa janë bërë të gjitha procedurat dhe sulmuesi ka tanimë edhe pasaportën.

Pjesë e Slaven Belupo dhe me një kontratë deri në janarin e 2027, Hoxha duket se do jetë lojtari i ri i gjigantit kroat, me "Germanijak.hr" që njofton se Dinamo ka ofuar 2 milionë euro për të bërë të vetin lojtarin.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe tre ndeshje me Kosovën, duke shënuar një gol. Këtë sezon ai është paraqitur në 18 ndeshje me Slaven Belupo dhe ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tre herë.

Nga Zagrebi nuk ka ende një zyrtarizim të tij, ndërsa vlera në treg e Hoxhës është 1 milionë euro. Megjithë ngarkesën që Kombëtarja ka në sulm, sigurisht që është e drejta e posaçme e Sylvinhos për ta ftuar ose jo sulmuesin në ekip.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?